08:24 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

Solskjaeri “thumbon” keq Liverpoolin para ndeshjes

Menaxheri i Man United, Ole Gunnar Solskjaer ka “thumbuar” keq Liverpoolin para ndeshjes që do ta zhvillojnë sot në “Old Trafford.

Liverpooli është në krye të renditjes pas tetë fitoreve radhazi. “Reds” kanë 24 pikë.

Në anën tjetër, Man United ka vetëm 9 pikë në 8 ndeshjet e para.

Megjithatë, Solskjaer ka ironizuar me Liverpoolin mbi rekordin e tyre historik për të fituar ligën.

Liverpooli nuk ka fituar një titull kampionati për mbi 30 vjet, duke bërë që Solskjaer të komentojë:

“Jam i sigurt se do të këndellemi dhe do ta fitojmë ligën së shpejti. Dhe jam i sigurt se nuk do të kalojnë 30 vjet deri në Ligën e ardhshme Premier që do të fitojmë” – tha norvegjezi./Indeksonline/