13:02 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Soltes ka disa fjalë për numrin e madh të zëvendësministrave

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, përveç që ka folur për liberalizim të vizave për Kosovën ka folur edhe për numrin e madh të ministrave e në veçanti të zëvendësministrave.

Sholtes tha se Kosova duhet të bëjë lëvizje drejt reformimit të administratës publike.

“Por nëse dëshironi që të  diskutojmë rreth kësaj reforme, duhet të kemi parasysh numrin e ministrave dhe zëvendësministrave dhe njëkohësisht të sqarohet se ku dëshiron Kosova që të arrijë në të ardhmen. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që ne të përgatisim prioritet në planin ekonomik. Këtë duhet ta bëjmë edhe në sistemin arsimor dhe në shëndetësi”, tha Sholtes në konferencën për media.