75 Mall Live Search
12:29 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Somali, të paktën 76 të vdekur pas një atentati kamikaz

Një atentat me veturë të mbushur me eksploziv shkaktoi të paktën 76 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në një lagje të kryeqytetit somalez, Mogadisho, njoftuan shërbimet mjekësore.

“Numri i viktimave që ne kemi konfirmuar është 76 të vdekur dhe 70 të plagosur. Bilanci mund të jetë më i rëndë”, deklaroi drejtori i shërbimeve private të ambulancave “Aamin Ambulance”, Abdukadir Abdirahman Haji.