Son Heung-min paralajmëron edhe Messin, shënon hat-trik në MLS

Futbollisti i Los Angeles FC, Son Heung-min ka shënuar hat-trik në ndeshjen e fundit.
Los Angeles shënoi fitore 4:1 ndaj Real Salt Lake-t, në MLS, shkruan Indeksonline
Tri gola në këtë takim i shënoi lojtari korean, Son – i cili po vazhdon me formë të jashtëzakonshme në futbollin amerikan.
Në gjashtë ndeshje, që nga transferimi prej Tottenhamit, Son ka shënuar pesë gola dhe ka bërë një asist./Indeksonline/