75 Mall Live Search
09:35 / E Martë, 21 Tetor 2025 / L A

Son lidhet me një rikthim në Evropë

Heung Min Son mund të bëjë rikthimin në Evropë më shpejt seç kemi menduar.

Kjo pasi që koreani është në prag të përfundimit të sezonit futbollistik me Los Angeles FC në MLS, ku më pas do të kenë një pushim deri në mars.

Këtë gjë e kanë praktikuar edhe lojtarët si David Beckham, Thierry Henry dhe Frank Lampard, të cilët ishin huazuar për një periudhë të shkurtër deri në fillimin e sezonit.

Milani tashmë është lidhur me interes, ndërsa një ribashkim i shkurtër me Tottenhamin ose ndoshta edhe perspektiva romantike e rikthimit të Harry Kane te Bayern Munich-u do të diskutohet si opsion, të cilin Son e sheh si mundësi për të qenë në formë për Botërorin e vitit të ardhshëm.

Përpara çdo gjëje të tillë, vëmendja e Sonit do të mbetet e përqendruar në play-offin e “MLS Cup”, ku do të përballet ndaj Austinit të Myrto Uzunit./IndeksOnline