Son – Liverpoolit: Zogu im më i mirë se i juaji
Të shtunën zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në mes të Liverpoolit dhe Tottenhamit.
Skuadrat po vazhdojnë përgatitjet, ku Reds kërkojnë trofeun e gjashtë në histori derisa Spurs dëshirojnë ta fitojnë sefte, shkruan Indeksonline.
Ylli i Tottenham, Heung-Min Son është paraqitur në stërvitje me një fanellë me mbishkrimin “Zogu im më i mirë se i juaji”, duke iu drejtuar Liverpoolt.
Dy skuadrat finaliste të Ligës së Kampionëve kanë nga një shpend si simbol të tyre. /IndeksOnline/
