75 Mall Live Search
10:38 / E Premte, 08 Maj 2020 / indeksADMonline

Son merr çmimin si një nga ushtarakët më të mirë korean

Sulmuesi i Tottenham, Heuing-Min Son është vlerësuar si një nga ushtarakët më të mirë pas tre javësh të kryera në shërbimin ushtarak.

Futbollisti i famshëm ishte pjesë e Flotës Detare në Jeju nga data 20 prill ku i është nënshtruar të gjitha shërbimeve ushtarake.

Madje, Son ka marrë çmimin për merita si një nga pesë ushtarakët më zot në shërbimin 3 javor.

Son e ka kryer një pjesë të shërbimit ushtarak, por që do të kryej detyrat e tjera deri në vitin 2023 dhe e ka obligim që t’i përgjigjet thirrjes shtetërore. /Indeksonline/