75 Mall Live Search
13:50 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Son nuk kthehet dy vite, shkon për ushtar në Korenë e Jugut?

Sulmuesi më në formë në Premierligë, duhet të largohet nga komandat e Mauricio Pochettino dhe të kthehet në vendlindjen e tij.

Son Heung-min do të përballet me një problem real, shërbimi i detyrueshëm ushtarak!, transmeton IndeksOnline.

Lojtari i Tottenham Hotspur, duhet të kryej 21 muaj trajnim me ushtrinë e Koresë së Jugut, para se të kthehet në moshën 28 vjeçare.

Me 25 vjet, koreani po kalon momentin më të mirë në karrierën futbollistike.

Koreja e Jugut u lejon atletëve që të marrin pjesë në Lojërat Olimpike në mënyrë që t’iu shmangën ushtrisë, por në një formë duhet të kthehet patjetër me medalje të artë, argjendtë apo bronztë.

Shumë futbollistë iu kanë shmangur ushtrisë duke paguar me para, por në Kore janë disa ligje tjera që nuk ta lejojnë këtë./IndeksOnline/