75 Mall Live Search
08:32 / E Shtunë, 02 Gusht 2025 / L A

Son vendos të largohet nga Tottenhami

Anësori korean, Heung Min Son ka vendosur t’i jap fund aventurës së tij te Tottenhami.

Vendimin e tij ja bëri të ditur trajnerit Thomas Frank si dhe drejtuesve të skuadrës, pasi po kërkon një sfidë të re në karrierën  e tij.

Koreani, tashmë ka filluar bisedimet me skuadrën e MLS, Los Angeles FC e cila e sheh si përforcim të madhë në skuadër.

Son, ju kishte bashkuar Tottenhamit në vitin 2015 nga Bayer Leverkuseni, ku numëron 454 paraqitje si dhe kishte shënuar 173 gola dhe 101 asistime, ku gjatë këtyre viteve ishte bërë kapiten.

Ai ka arritur të fitojë vetëm një trofe me Tottenhamin, atë të Ligës së Evropës sezonin e kaluar./IndeksOnline/