Son zyrtarizohet te Los Angeles FC

Heung Min Son edhe zyrtarisht është lojtari i ri i Los Angeles FC.
Koreani, vendosi t’i jap fund aventurës së tij 10-vjeçare në Angli, për të filluar kapitullin e ri përtej Atlantikut.
The Club can confirm the permanent transfer of Heung-Min Son to LAFC.
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) August 6, 2025
Thank you will never be enough, Sonny.
Los Angeles FC, pagoi rreth 22 milionë euro për ta sjellë koreanin në Kaliforni, duke u bërë një ndër blerjet më të shtrenjta në MLS.
Son, ju kishte bashkuar Tottenhamit në vitin 2015 nga Bayer Leverkuseni, ku numëron 454 paraqitje dhe shënoi 173 gola dhe 101 asistime.
Ai arriti të fitonte Ligën e Evropës, në sezonin e tij të fundit te Spurs./IndeksOnline/