Sondazhet e zgjedhjeve në Slloveni shpallin fitues partinë e Janshës
Partia Demokratike Sllovene e ish-kryeministrit Janez Jansha ka shënuar fitore në zgjedhjet e sotme parlamentare në Slloveni me rreth 24.4 për qind të votave, transmeton agjencia e lajmeve sllovene STA.
Sipas sondazheve, në vendin e dytë renditet partia e Marian Sharec me 12.6 për qind, ndërsa rreth 10 për qind të votave fituan disa parti, duke përfshirë Partinë e Qendrës Moderne të ish-kryeministrit Miro Cerar 9.8 për qind, E majta 9.5 për qind dhe Socialdemokratët 9.3 për qind.