Sondazhet për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë: si t’i kuptojmë përqindjet

Kryetari i LB-së, Valon Murati ka shpërndarë një artikull me titull: Shumica e shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri do votonin pro referendumit për bashkim
Murati në Facebook ka shkruar se si duhet kuptuar përqindjet lidhur me sondazhet për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.
“Në një sondazh të realizuar nga Euroneës Albania në pyetjen se si do të votonin në një referendum të mundshëm për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, 82,9% të respondentëve në Shqipëri janë deklaruar pro dhe 70.6% në Kosovë. Si zakonisht pas rezultateve të tilla gjithnjë ka zëra në Kosovë që shprehen të habitur pse ka një përqindje kaq të madhe për bashkim në Shqipëri duke e projektuar në kokën e vetë me vite të tëra se qytetarët e Shqipërisë janë kundër bashkimit”, ka shkruar ndër të tjera Murati.