75 Mall Live Search
23:43 / E Martë, 28 Shtator 2021 / AR

Sondazhi i fundit, Istogu “skuqet” në hartë, parashikohet fitore pa balotazh e Vetëvendosjes

Armend Muja ka bërë publike në TV Dukagjini të dhënat e sondazheve që ai zotëron.

Para analistëve në Debat Plus, Muja ka publikuar hartën e parashikimit të zgjedhjeve të 17 tetorit.

Në hartën e kuqe ku është parashikuar fitorja pa balotazh në zgjedhjet e tetorit është edhe komuna e Istogut.

Muja ka parashikuar fitore pa balotazh të Agron Avdijajt duke thënë se diferenca e Vetëvendosjes në Istog ndaj vendit të dytë po thellohet.