23:14 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Sondazhi në ‘Klan Kosova’: Kadri Veseli do të jetë kryeministri i Kosovës

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli ishte sonte pjesë e debatit me analistë në emisionin “Zona Zgjedhor” në Klan Kosova.

Nga momenti kur filloj debati u hap një televotim me pagesë me pyetjen “A do të jetë Kadri Veseli kryeministër?”, shkruan Indeksonline.

Në fund të debatit u treguan rezultatet e këtij televotimi me pagesë.

89% e votuesve kishin votuar ‘PO’ për Kadri Veselin kryeministër të Kosovës, ndërsa 11% ishin ‘JO’./Indeksonline/