10:29 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / k.v

Sondazhi në RTV Dukagjini: 23 % e votuesve e duan Nismën në parlament

Të martën mbrëma në emisionin “Debat plus” në RTV Dukagjini ka qenë i ftuar lideri i Nisma-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Si zakonisht, në fillim të emisionit është shpallur i hapur sondazhi me pyetjen: A duhet të jetë Nisma Socialdemokrate në Parlament?

Nga 33.192 vota, 7 494 kanë thënë po, 24.222 vota jo dhe 1. 476 nuk kanë pas mendime.

Pra 23% e votuesve mbrëmë në RTV Dukagjini kanë votuar pro Nismës Socialdemokrate në Parlament.

E ky sondazh sipas analistëve që ishin në panel përballë Limajt, është krejt ndryshe siç është pritur, transmeton IndeksOnline.

Vehbi Kajtazi ka thënë se ky sondazh është shumë inkurajues për Nismën dhe është sondazh ndryshe.

Kurse Astrit Gashi ka thënë se po shihet se edhe votues të shumtë të partive të tjera po kanë dëshirë që Nisma ta kalojë pragun.

Po mbrëmë është zbuluar edhe slogani “Me çlirimtarët” me të cilin Nisma do të zhvillojë fushatën parazgjedhore./IndeksOnline/