Sondazhi për trajnerin e Realit, Klopp para të gjithëve
Tifozët e Real Madridit e duan Jurgen Kloppin si trajner të ri të skuadrës.
Në një sondazh të hapur në prestixhiozen “Marca”, 29% e tifozëve e kanë zgjedhur Kloppin si pasardhësin e duhur të Zidane.
Zgjedhja e dytë për pankinën e galaktikëve është Pochetino me 23% të votave.
Trajneri aktual i Real Madrid Castilla dhe ish-lojtari i kësaj skuadre, Guti është zgjedhja e tretë e tifozerisë madrilene.
Pas tij rënditet Low me 14% të votave dhe Michel me 5% të votave./Indeksonline/