75 Mall Live Search
09:12 / E Mërkurë, 02 Mars 2022 / OSH

Sondazhi PIPOS – Një javë para Zgjedhjeve Lokale në Shqipëri: PD thellon kryesimin në Durrës, Dibër dhe Shkodër

Është realizuar vala e dytë e sondazhit nga PIPOS Prishtinë për zgjedhjet e 6 mars 2022, në 6 bashki.

U realizuan intervista të drejtpërdrejta nga një staf anketuesish profesionist në terren, me një kampion përfaqësues për çdo bashki, duke respektuar të gjitha standardet statistikore me një marzh gabimi 3%.

Qeverisja dhe gjendja aktuale në bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet është vlerësuar negativisht, ndërsa vlerësimi pozitiv nuk merr më shumë se 38 pikë.

RAPORTI I PËRGJITHSHËM

Edhe kjo valë tregoi se gara elektorale është e përqëndruar midis dy forcave të mëdha politike, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Ndikimi i kandidatëve të prezantuar nga LSI dhe Sali Berisha është shumë i ulët për t’u marrë në konsideratë si forcë politike.

Sipas të dhënave të sondazhit, Partia Demokratike triumfon në Bashkinë e Durrësit, Shkodrës dhe Dibrës.

Partia Socialiste fiton në Bashkinë Lushnje, Rrogozhinë dhe Vorë me një rezultat shumë të ngushtë me Partinë Demokratike.

Shtëpia e Lirisë, koalicioni midis LSI dhe Sali Berishës, nuk fiton në asnjë bashki.