Soni Malaj pjesë e jurisë, në emisionin ku promovohen talentët e rinjë

Këngëtarja e njohur shqiptare Soni Malaj, apo siç njihet ndryshe si “Soni”, karakterizohet për këngët e bukura që ka sjellë ndër vite.
Ajo është aktive në skenën muzikore që nga viti 1997, kur merrte pjesë në Festivalin e 36-të në RTSH, me këngën “Mbi Mesdhe”, shkruan Indeksonline.
Soni më pas vazhdoi ta pasuroj bagazhin e saj muzikorë, me shumë këngë të bukura duke bërë për vete një numër të madh fansash.

Ajo së fundmi përmes llogarisë së saj në Instagram, ka shprehur mirënjohjen ndaj ftesës që iu është bërë për të qenë pjesë e jurisë në “show-in” televiziv “Top Talent”.

“Të premten, ora 21:00, talent show “Top Talent”. Faleminderit për ftesën, ishte shumë bukur të jesh edhe njëherë pjesë e një jurie”, ka shkruar ndër të tjera këngëtarja. /Indeksonline/