23:57 / E Shtunë, 13 Janar 2018 / indeksADMonline

Soni Malaj tregon se çfarë raporti ka me ish-bashkëshortin e saj italian (Video)

Soni Malaj njihet për këngët e saj, veçmas për baladat për dashurinë.

Soni edhe pse në moshë ende po qëndron mirë sa i përket konkurrencës, por edhe vijave trupore. Ajo është nënë e një vajzë, prej një martese të dështuar, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja ishte pjesë e emisionit të fundit “Shiko Kush Luan” me Luana Vjollcën, ndërsa e pyetur rreth raportit me ish-bashkëshortin e saj balerinin italian Mirko Lucarelli, ajo tha se është vajza që i lidh dhe që mban raporte të mira me të.

Ndryshe Soni është në lidhje dashurie me një mashkull shumë më të ri se ajo në moshë./Indeksonline/

 

#ndajeosepije me @soni_malaj & @ervin.bushati #shikokushluan

A post shared by Shiko kush LUAN (@shikokushluan) on