19:15 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Soni Malaj tregon se pse nuk përdori Ferrari por autobusin e kombinatit (Foto)

Në televizionin “Top Channel”, përkatësisht në “Pop Culture” ditën e sotme ishte këngëtarja Soni Malaj.

Në një intervistë me makinë, ndër të tjera Soni foli edhe për këngën e saj më të fundit “Zeshkania”, këngë e cila arriti gati një milionë klikime.

Soni tregoi në këtë projekt se kërkonte të bënte diçka ndryshe.

“Nuk doja të sillja diçka luksi, siç sillen zakonisht në videoklipe. Pasi bisedova me Joni Peçin vendosëm të bëjmë këtë zgjedhje. Ne nuk kemi lindur në “Bllok” dhe mbi Ferrari. Më ka pëlqyer shumë videklipi në autobusin e Kombinatit”, tha Soni Malaj.

Image result for soni mala

Ndryshe, Soni këtu foli pak edhe për “personalen” e saj edhe pse njihet si e rezervuar./Indeksonline/

Related image