21:23 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Soni Malaj vjen atraktive, publikon projektin e ri ‘Te Quiero’

Këngëtarja nga Shqipëria, Soni Malaj ka qenë mjaft aktive me projekte të reja.

Pas lansimit të këngës ‘Ta fala’, Soni ka publikuar edhe projektin më të ri ‘Te Quiero’, shkruan Indeksonline.

Kënga e re nga zeshkanja seksi erdhi e shoqëruar edhe me videoklip në të cilin ajo vjen tejet joshëse.

Projekti i ri i Sonit u punua nga Hason Bowman, K-Deuce, Alandy ndërsa për muzikën u përkujdes Almenda Hoxha.

‘Te Quiero’ tashmë është publikuar në kanalin zyrtar në ‘Youtube’ dhe padyshim pritet të pëlqehet nga adhuruesit  e këngëtares./Indeksonline/