75 Mall Live Search
08:16 / E Diele, 28 Mars 2021 / OSH

Sonte arrin kontingjenti i parë i vaksinave kundër koronavirusit në Kosovë

Pritjes i vjen fundi. Kontingjenti i parë i vaksinave kundër koronavirusit do të arrij sonte.

Ashtu siç ka raportuar mbrëmë Indeksonline, edhe drejtori i OBSh-së, Hans Kluge, e ka konfirmuar në Tëitter që sot në mbrëmje do të arrijë kontingjenti i parë i vaksinave anti-Covid nga COVAX, transmeton Indeksonline.

Kosova ishte vendi i fundit në Evropë që nuk ishte furnizuar me vaksina kundër koronavirusit.

Kujtojmë se më 15 janar kanë ardhur frigoriferët për ruajtjen e vaksinave.

Ndërsa para një muaji u siguruan edhe shiringat e para që do të përdoren për vaksinimin anti-COVID-19 në Prishtinë./Indeksonline/