23:23 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Sonte Berlini, Milano, Londra dhe Paris ia kanë zili Prishtinës për ajër të pastër

Javët e fundit është lajmëruar shpesh se në Prishtinë ajri po është shumë i ndotur.

Por, jo edhe sonte. Në Prishtinë sonte ajri është më i pastër se në Berlin dhe Milano, transmeton Indeksonline.

Sipas  aplikacionit ‘AirVisual’, Prishtina gjendet në pozitën e 69-të  sa i përket ajri të ndotur.

Nga matjet që bën, në kryeqytetin e Kosovës rezulton të jetë ajër i mirë.

Ajër më të ndotur kanë qytet e njohura si Los Angeles, Shkupi, Kievi, Beogradi, Milano, Berlini, Londër, Paris etj.

Vendi me ajrin më të ndotur sonte është qyteti i Hanoit në Vietnam. /Indeksonline/