11:11 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Bota islame kremton, sonte, Natën e Mirë të Mevludit

Sonte bota islame do të shënojë Natën e Mirë të Mevludit që është ditëlindja e profetit Muhamed (a.s.).

Nata e Mirë e Mevludit që kremtohet me rastin e lindjes së profetit Muhamed (a.s.) në ditën e 12-të të muajit Rebiulevvel të kalendarit hënor, është njëra prej netve më të rëndësishme të botës islame.

Fjala mevlud, që sipas fjalorit do të thotë “vendi dhe koha e lindjes”, në kulturën islame përdoret për të shprehur lindjen e profetit Muhamed (a.s.) në veçanti dhe ceremonitë dhe veprat e shkruara në lidhje me këtë në përgjithësi./IndeksOnline/