Sonte Drita e nis aventurën në UEFA Conference League, kundërshtari i parë është nga Finlanda

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Drita FC sonte nis aventurën e saj në UEFA Conference League.
Ekipi kosovar luan ndaj Kuopion Palloseura-s nga Finlanda, shkruan Indeksonline

Kjo ndeshje zhvillohet në Finlandë në stadiumin “Tammelan” nga ora 18:45.
Drita shihet si jo favorit në këtë takim nga bastet ndërkombëtare. Madje nëse flasim për kuotat, skuadra kosovare ka kuotën 5.25, kurse ajo vendëse 1.62.
Skuadra e Zekirija Ramadanit është e gatshme të nisë me rezultat pozitiv aventurën në fazën e ligës në Conference./Indeksonline/
