75 Mall Live Search
08:35 / E Shtunë, 12 Prill 2025 / Gj. Sh

Sonte dueli i dytë çerekfinal mes Vëllaznimit dhe Prishtinës

Sonte zhvillohet dueli i dytë çerekfinal i “Play-off”-it të Superligës së Kosovës në basketboll.

Në palestrën ”Shani Nushi” në Gjakovë, Vëllaznimi do të jetë nikoqir i Prishtinës, shkruan IndeksOnline.

Bardhekaltrit fituan ndeshjen e parë 71:69, që u vendos në sekondat e fundit.

Kuqezinjtë duan të barazojnë serinë çerekfinale, ndërsa prishtinasit me fitore kalojnë në gjysmëfinale.

Nëse Prishtina fiton përballjen e sotme kualifikohet në gjysmëfinale, ndërsa një fitore e Vëllaznimit do të bënte që skudra gjysëmfinaliste të mësohet pas një ndeshje të tretë.

Ndeshja mes Vëllaznimit dhe Prishtinës nis nga ora 19:00./IndeksOnline/