75 Mall Live Search
10:45 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Sonte “El Clasico” e basketbollit kosovar, Prishtina-Trepça

Sonte me fillim nga ora 19:00 Prishtina dhe Trepça do t’i masin forcat në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Sigal Prishtina, e cila është e dyta në tabelë është favorit në letër ndaj Trepçes e cila ngec në pozitën e shtatë me vetëm 5 fitore nga 21 ndeshje, shkruan Indeksonline.

Ndonëse cilësia është në anën e kryeqytetasve, ky derbi me vite të tëra ka qenë i zjarrtë dhe rivaliteti ka qenë çdoherë në kulminacion./Indeksonline/