75 Mall Live Search
23:15 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

Sonte është nata më e keqe të jesh tifoz i Barcelonës

Klubi i Barcelonës sonte edhe matematikisht e ka humbur titullin e La Ligas.

 Real Madrid me fitoren kundër Villarrealit e siguroj matematikisht titullin, transmeton Indeksonline.

Por, nuk mjaftoj vetëm kjo goditje për tifozët e Barcelonës. Klubi katalunas pësoj humbje turpërues kundër Osasunës me rezultat 1:2.

Kjo i dha fund edhe ecurisë fantastike gati dy vjeçare të Barcelonës pa humbje në “Camp Nou”.

Tashmë, Barcelona gjitha forcat e saj do t’i drejtoj në Ligën e Kampionëve, pasi që është mundësia e fundit për të fituar një titull në këtë sezon që ka qenë i dështuar për ta./Indeksonline/