75 Mall Live Search
15:39 / E Enjte, 11 Nëntor 2021 / AR

Sonte fillon DAM Fest 2021

Nga 11 nëntori deri më 26 nëntor DAM Fest fillon me një seri koncertesh me plot muzikë, program të pasur e të larmishëm.

Këto koncerte vijnë  pas organizimit të Garës së 2-të Kompozitorëve të Ballkanit.

Sonte hapja do të jetë në orën 19:00, në Sallën e Kuqe ndërsa performojnë New Born Chamber Orchestra, Zana Abazi – Ramadani – soprano, Edon Ramadani – dirigjent.

Dam Festival është platformë e promovimit të muzikantëve të rinj dhe frymës së re në skenën e muzikës klasike e bashkëkohore. Gjatë gjithë javës përmes këtij festivali do të mund të ndiqni koncerte të veçanta dhe performanca të shumta.