19:28 / E Enjte, 11 Korrik 2019

Sonte fillon ‘NGOM Fest’, këta janë artistët kryesorë që do të performojnë

Sonte në Kalanë e qytetit të Prizrenit fillon edicioni i nëntë i festivalit Ngom Fest. Ashtu si edhe e kemi paralajmëruar edhe më herët nata e sontme do të ketë muzikë të zhanrit hip-hop. Festivalin do të fillojë ne ora 22:00 dhe atë do ta hapin Promo Artistët Alien e Fattizle për të vazhduar me Mullagang e më pas edhe emri kryesor i natës së sonte që do të jenë labeli P.I.N.T. Skenën kryesore (Main Stage) për natën e sontme do ta përmbyll promo artisti Nkeee rreth orës 2 të mëngjesit.

Po në ora 02:00 do të vazhdohet në Skenën e Lindjes së diellit (Sunrise Stage) ku do të performojnë Promo Artistët Lilac, Lim e Gzimi deri në ora 5:00 të mëngjesit ku edhe do të përmbyllet nata e parë e edicionit të nëntë.

Të gjithë të interesuarit mund t’i marrin biletat ne Ngom Shop i cili është i vendosur në Sheshin Shadërvan.