Sonte finalja e Copa del Rey, Atletiko Madrid dhe Real Sociedad kërkojnë trofeun
Sonte zhvillohet finalja e Copa del Rey.
Atletiko Madrid do të përballet me Real Sociedad, ku dy skuadrat kërkojnë këtë trofe në stadiumin ”La Cartuja”, në Sevilla, duke filluar nga ora 21:00, shkruan IndeksOnline.
Atletiko Madrid arriti në finale, duke e elimunuar Barcelonën në gjysmëfinale, pasi e mposhti me rezultat të përgjithshëm, 4-3.
Në anën tjetër, Real Sociedad vjen pasi eliminoi Atletiko Bilbaon, me rezultat të përgjithshëm, 2-0./IndeksOnline/

