Sonte finalja e Kupës së Afrikës, Nigeria përballë Bregut të Fildishtë

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kombeve të Afrikës.
Kombëtarja e Nigerisë do të luaj ndaj kombëtares së Bregut të Fildishtë, shkruan IndeksOnline.
Finalja do të zhvillohet nga ora 21:00, në stadiumin olimpik “Alassane Outtara”, në Abdijan të Bregut të Fildisht, aty ku u zhvillua ky turne.
Bregu i Fildishtë ka fituar dy herë trofeun u Kupës së Afrikës, i fundit në vitin 2015.
Nga ana tjetër, Nigeria synon të shpallet kampion për herë të katërt në histori, trofe ky që i mungon nga viti 2013./IndeksOnline/