75 Mall Live Search
08:08 / E Shtunë, 01 Qershor 2024 / G T

Sonte finalja e Ligës së Kampionëve, formacionet e mundshme: Dortmund – Real Madrid

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve në stadiumin “Wembley” në Londër.

Borussia Dortmundi dhe Real Madridi “luftojnë” për kompeticionin më të rëndësishëm në futbollin europian për klube, shkruan Indeksonline

Të dy trajnerët, si Carlo Ancelotti dhe Edin Terzic në njëfar mënyre i kanë bërë të ditur formacionet e tyre – me trajnerin e Realit që e konfirmoi se në portë do ta ketë Thibaut Courtoisin.

Ndeshja fillon nga ora 21:00, kurse formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Rudiger, Nacho, Mendy; Valverde, Camavinga, Kroos; Bellingham; Rodrygo, Vinicius Junior.

Borussia Dortmund: Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen; Can, Sabitzer; Sancho, Brandt, Adeyemi; Fullkrug.