75 Mall Live Search
09:19 / E Diele, 18 Qershor 2023 / Gj. Sh

Sonte finalja e Ligës së Kombeve, Kroacia përballë Spanjës

Sonte zhvillohet finalja e Ligës së Kombeve.

Finalja e madhe do të luhet mes Kroacisë dhe Spanjës, shkruan IndeksOnline.

Furia e Kuqe siguroi kualifikimin në finale, pasi sonte mposhtën Italinë me rezultat 2-1.

Në anën tjetër, Kroacia mposhti Holandën, pas extra-time, me rezultat 4-2.

Ndeshja finale do të zhvillohet në stadiumin “De Kuip” në Rotterdam të Holandës, më fillim nga ora 20:45.

Gjyqtar kryesor i ndeshjes do të jetë gjermani, Felix Zwayer.

Para kësaj sfide, do të zhvillohet edhe ndeshja për vendin e tretë mes Holandës dhe Italisë, duke filluar nga ora 15:00./IndeksOnline/