75 Mall Live Search
21:56 / E Diele, 01 Janar 2023 / AR

Sonte finalja e madhe e Dancing With the Stars

Finalja e madhe e spektaklit Dancing With the Stars nisi në mënyrë mahnitëse.

Me pjesëmarrjen e të gjithë personave që punuan fort për të sjellë spektaklin në ekranin e Top Channel dhe katër finalistëve.

Gjithashtu në skenën e DWTS u rikthyen edhe konkurrentët e eleminuar në javët e mëparëshme.

Votimi u hap zyrtarisht dhe të gjithë mund të votojnë për Arditin, Elhaidën, Megin apo Sarën.

Për fituesin mund të votohet në numrat:
56666 nga Shqipëria dhe 55099 nga Kosova.

Audienca nuk është vetëm në publik dhe në shtëpi, por edhe në sheshin “Skënderbej”, ku spektakli po ndiqet në ekran të madh, të cilët bëjnë tifozllëk për katër konkurrentët.