Sonte finalja e madhe e ‘Love Island Albania’

Love Island Albania spektakli më i madh i dashurisë, na ka shoqëruar për 10 javë me episodet ditore në orën 18:20 dhe me ‘Prime’ çdo të dielë mbrëma në orën 21:00, nën drejtimin e Luana Vjollcës, në Tv Klan.
Sonte 4 çiftet finaliste do të triumfojnë dashurinë, nga vila e dashurisë ata janë zhvendosur në Tv Klan për të mbyllur rrugëtimin e tyre.
Në vilën e dashurisë ishin orët e fundit për ishullorët dhe djemtë pritën për herë të fundit partneret e tyre, ishullorët hynë vetëm në vilë por tani dalin çift.
Luana Vjollca drejtuesja e programit bën hapjen e natës finale.
Luana: Ja dolëm që për 10 javë të mbajmë si kryefjalë dashurinë.
Opinionistët, Olti Curri dhe Dalina Buzi, na kanë shoqëruar që prej nisjes së spektaklit me batutat, kritikat dhe opinionet e tyre të sinqerta për ishullorët.