75 Mall Live Search
08:37 / E Martë, 08 Korrik 2025 / L A

Sonte gjysmëfinalja e Botërorit të Klubeve/ A do të mund Fluminense ta befasojë Chelsean

Sonte do të mësojmë finalistin e parë të Botërorit të Klubeve.

Gjiganti brazilian Fluminense, do të zhvillojë ndeshjen ndaj gjigantit anglez, Chelsea në një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël.

Për dy lojtarët e të dyja skuadrave si Thiago Silva dhe Joao Pedro, do të jetë një ndeshje me rëndësi të veçantë pasi që të dytë kanë qenë pjesë e të dyja skuadrave.

Fluminense, ka qenë befasia e këtij edicioni pasi që kishte arritur të eliminonte skuadrat si Interi në raundin e 1/8-ve si dhe Al-Hilalin në çerek-finale.

Ndeshja kujtojmë se do të zhvillohet sonte në orën 21:00, ndërsa gjysmëfinalja tjetër mes PSG-së dhe Real Madridit, zhvillohet nesër në po të njëjtën orë./IndeksOnline/