Sonte gjysmëfinalja Ylli – Peja, a do të mësohet finalisti i parë?

Sonte zhvillohet ndeshja e katërt gjysmëfinale e play-offit të Superligës së Kosovës në Basketboll.
Kampioni në fuqi i Kosovës do të jetë nikoqire e KB Pejës, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja zhvillohet në palestrën sportive “13 Qershlri”, në Suharekë, më fillim nga ora 20:30.
GE Ylli do të synojë fitoren për të barazuar serinë e ndeshjeve, kurse pejanët me një fitore do të siguronin finalen e madhe,
Peja udhëheq 2-1 në serin gjysmëfinale, kurse skuadra që shënon tre fitore kalon në finale të play-offit./IndeksOnline/