75 Mall Live Search
09:20 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Sonte hapja e turneut memorial, ”Fadil Vokrri”

I përkrahur nga Ministria e Sportit, Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit të Kosovës eksulzivisht sot do të zhvillohet edicioni i parë i turneut të futsallit për ta nderuar veprën dhe kontributin e presidentit historik të futbollit, Fadil Vokrri.

Turneu përmbledh në vete gjenerata të ndryshme duke dhënë mesazhin e Vokrri i cili ishte i afërt dhe respektonte të gjithë pa dallim moshe.

Turneu do të hapet nga bashkëlojtarët e dikurshëm të tij ku luajti tek Prishtina dhe Llapi, po ashtu fëmijet e shkollave të futbollit do ta nderojnë personin, i cili ja u hapi shpresën dhe ua realizoi ëndrrën.

Kurse skuadrat garuse do të jetë ajka e lojtarëve të cilët do të tregojnë talentin e tyre dhe në fund dy skuadra të përbëra nga ish-sportist, aktor, këngëtar, politikan do të përballen mes vete gjithmonë nën moton “ Faleminderit Legjendë“./IndeksOnline/