08:23 / E Martë, 29 Qershor 2021 / Blerim

Sonte kompletohen çerekfinalistët/ Zhvillohen dy super ndeshje, njëra finale para finales…

Sonte kompletohen shtetet çerekfinaliste në Kampionatin Europian EURO20.

Dy ndeshje tejet interesante zhvillohen sonte. Një nis nga ora 18:00 dhe që lirisht mund të themi se është finale para finales, ajo mes Anglisë dhe Kombëtares së Gjermanisë, shkruan IndeksOnline

‘Tre Luanët’ luajnë kundër ‘Die Mannschaft’ në stadiumin londinez, Wembley nga ora 18:00.

Takim tejet interesant do të jetë edhe ai mes Suedisë dhe Ukrainës. E cila zhvillohet në stadiumin skocez ‘Hampden Park’ nga ora 21:00.

Kujtojmë që deri sot janë mësuar këto cifte cerekfinaliste:

Belgjika – Italia

Zvicra – Spanja

Çekia – Danimarka