75 Mall Live Search
08:15 / E Mërkurë, 12 Mars 2025 / G T

Sonte kompletohen çerekfinalet në Champions, vëmendja në Madrid

Sonte zhvillohen edhe katër ndeshjet e fundit kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja më interesante e mbrëmjes padyshim është ajo mes Atletico Madridit dhe Real Madridit, e cila në takimin e parë është mbyllur me fitore të “mbretërve” me shifrat 2:1, shkruan Indeksonline

Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Metropolitano” nga ora 21:00.

Nga ora 18:45, ekipi i Edon Zhegrovës luan ndaj Borussia Dortmundit. Por, ylli kosovar mungon edhe në këtë duel shkaku i lëndimit.

Arsenali e pret në shtëpi PSV-n, por do jetë një ndeshje vetëm statistikore, pasi “topçinjtë” e kanë siguruar kualifikimin tutje pas fitores në Holandë me shifrat 7:1.

Kurse Aston Villa ka punë me Club Brugge në “Villa Park” dhe në rast se kualifikohet do të luaj ndaj PSG-së, që mbrëmë eliminoi Liverpoolin./Indeksonline/