Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve

Sonte mësohet skuadra tjetër që do t’i bashkohet PSG-së në finale të Ligës së Kampionëve.
Lyoni që eliminoi Manchester Cityn dhe Bayerni që “shkatërroi” Barcelonën do të luajnë në mes vete në ndeshjen gjysmëfinale që fillon nga ora 21:00.
Bayerni kërkon finalen e 11-të në histori të Ligës së Kampionëve derisa Lyon për herë të parë.
Bavarezët shihen si favorit mirëpo duke e parë ecurinë e këtij sezoni gjithçka është e mundur. /IndeksOnline/