15:44 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Sonte promovohet pija e re energjike, GO+, produkt i ri i “Birra Peja”

Prodhuesi më i madh i birrës në Kosovë, Birra Peja prej sot do ta shtojë edhe një produkt të ri vendor në treg, pijen energjike GO+, shijen dhe alternativën më atraktive në treg. Ngjarja e lansimit zyrtar të pijes energjike GO+ bëhet sonte në Zone Club me fillim prej orës 21:00. Të pranishëm në ngjarjen e lansimit do të jenë qindra përfaqësues të industrisë, biznesit, muzikës, sportit dhe mediave nga vendi dhe rajoni.

 “Lansimi i GO+ pritet të jetë ndeja kryesore dhe më ekskluzive e vitit, në të cilën do të vijnë performuesit më të mirë të klubit të madh britanik – Cirque Le Soirnga Londra, bashkë DJ Karma KID (DJ londinez), DJ Adrian dhe DJ SABB. Ne kemi përgatitur një program tejet unik, i cili do të ofrojë një eksperiencë të pa-provuar ndonjëherë në Prishtinë – ngjashëm sikurse shija që do të ofrojë pija energjike GO+ në tregun tonë” ka thënë Argjira Lluka Novobërda, drejtoreshë e marketingut në Birra Peja dhe GO+.  

Përcaktimi i brendit është që të ofrojë një markë të re inovative, me shumë karakter, guxim, zgjidhje inteligjente dhe rritje të fokusit dhe energjisë në baza ditore për të gjithë grupmoshat e njerëzve të cilëve ju duhet shumë energji gjatë periudhës më të madhe të ditës, apo edhe ata që bëjnë punë me shumë intensitet dhe ju nevojitet fokus dhe koncentrim i shtuar.

GO+ do të ofrohet në dy opsione – shijen e pijes energjike për konsum gjatë ditës, dhe shijen tjetër më të përshatshme për konsumimin gjatë orëve të pasdites. Produkti do të jetë prezent treg në gjithë Kosovën, në gjitha pikat e shitjes me pakicë dhe shumicë, ndërsa ambiciet e kompanisë janë që së shpejti të fillojnë me eksport në rajon dhe shtetet e ndryshme evropiane. Paketimet e pijes energjike të GO+ do të jenë fillimisht në kanaqet me 0,25 ml.

Për më shumë informacione, ndiqni faqet zyrtare të GO+ në Instagram: https://www.instagram.com/goplusdrink/?hl=en dhe Facebook https://www.facebook.com/goplusenergydrink/