75 Mall Live Search
08:14 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / OSH

Sonte lëni anash studimet, të dashurën, gruan dhe çdo gjë tjetër, është dueli mes Messit dhe Ronaldos

Sonte fillon java e 6-të dhe e fundit në grupe të Ligës së Kampionëve.

Kjo javë nis me dy ndeshjet nga ora 18:55, Lazio-Club Brugge dhe Zenit-Dortmund, transmeton Indeksonline.

Ndeshja më interesante sonte e që nuk bën të ju ik është ajo mes Barcelonës dhe Juventusit që zhvillohet në ora 21:00.

Pas më shumë se 2 vjet, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo të përballen prapë. Kjo mund të jetë ndeshja e fundit mes tyre.

Dy skuadrat kanë siguruar kualifikimin për në fazën tjetër. Barcelona ka pikë të plota 15, kurse Juventusi ka 12. Ndeshja e parë përfundoj në të mirë të Barcelonës me rezultat 0:2.  

Ndeshje shumë interesnate do të jetë ajo mes RB Leipzig dhe Manchester Unitedit, që po ashtu luhet në ora 21:00.

Dy ekipet kanë nga 9 pikë. Fituesi kualifikohet më tutje. Po ashtu varet se çka do të bëj skuadra e PSG-së kundër Basaksehirit. Francezët kanë po ashtu 9 pikë. Më poshtë keni orarin e të gjitha ndeshjeve sonte./Indeksonline/