75 Mall Live Search
08:11 / E Shtunë, 29 Maj 2021 / Blerim

Sonte luhet finalja e madhe e UEFA Champions League

UEFA Champions League sonte e mbyll sezonin 2020/21 me finalen e madhe angleze, mes Chelseat dhe Manchester Cityt.

Dy gjigantët anglez, takohen sonte në stadiumin e Portos në Portugali nga ora 21:00, shkruan IndeksOnline

Me Pep Guardiolan që dëshiron të shkruaj histori – duke ia fituar për herë të parë titullin e Ligës së Kampionëve Citizën dhe me Thomas Tuchel – i cili do të tentoj t’a fitoj trofeun e parë të UEFA Champions League (personal) dhe të dytin për Blutë e Londrës.

Ndeshja do të zhvillohet me prani të shikuesve, rreth 17 mijë tifozë./IndeksOnline/