Sonte mblidhet kryesia e Prishtinës, diskutohet e ardhmja e Jean Michel Cavallit

Kryesia e klubit futbollistik Prishtina do të mblidhet sonte, ku do të diskutohet e ardhmja e trajnerit Jean Michel Cavalli.
Humbja e sotme e Dukagjinit ka thelluar edhe më tej krizën e skuadrës nga kryeqyteti, e cila nuk ka fituar asnjë ndeshje në Superligë, që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, shkruan IndeksOnline.
Prishtina ka nëntë ndeshjet e fundit pa fitore.
Bardhekaltërit pas 24 ndeshjeve kanë grumbulluar 31 pikë dhe renditen në vendin e shtatë në tabelë.
Ndërsa Prishtina ka arritur në gjysëmfinalen e Kupës së Kosovës, ku do të përballet me skuadrën e Dritës./IndeksOnline/