75 Mall Live Search
17:12 / E Shtunë, 27 Korrik 2019 / indeksADMonline

Sonte miqësorja e dytë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Sonte zhvillohet miqësorja e dytë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Takimi zhvillohet nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. 

Sfida zhvillohet me dyer të mbyllura, vetëm për mediat e interesuara.

Kosova dhe Shqipëria luajtën miqësore edhe një ditë më parë, ku Dardanët shënuan fitore 98:85.

Këto takime i shërbejnë përzgjedhësit Damir Mulaomeroviq të shoh formën e lojtarëve dhe të përgatit ekipin sa më mirë për ndeshjet zyrtare që zhvillohen gjatë muajit gusht. 

Kosova ështënë grup me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe në parakualifikimet e Eurobasket 2021, ku fituesi kalon në rrethin e ardhshëm./Indeksonline/