75 Mall Live Search
10:14 / E Martë, 10 Maj 2022 / AR

Sonte nata e parë gjysmëfinale e festivalit evropian Eurovision

Sonte mbahet nata e parë gjysmëfinale e festivalit evropian, “Eurovision Song Contest 2022”.

Ronela Hajati do ta përfaqësojë Shqipërinë këtë vit me këngën “Sekret” dhe do të performojë sonte e para në renditje.

Në naten e parë gjysmëfinale do performojnë 17 shtete.

Faqja zyrtare e Eurovisionit në Instagram ka publikuar listen e vendeve që do dalin sonte në skenën madhështore të Eurovisionit.

Më 12 maj mbahet nata e dytë gjysmëfinale. Finalja e madhe mbahet më 14 maj.