Sonte, nata e tretë e magjisë muzikore me Alban Skenderaj
Sonte, sallën “1 Tetori” e mbush një atmosferë e jashtëzakonshme, teksa Alban Skenderaj ngjitet përsëri në skenë për natën e tretë radhazi, shkruan IndeksOnline.
Fansa të shumtë janë mbledhur për të shijuar krijimtarinë e tij unike, duke aploduar dhe festuar çdo tingull dhe çdo interpretim.
Skenderaj njihet si një nga artistët më të mirë shqiptarë, një emër që bashkon talentin, pasionin dhe energjinë e pakrahasueshme mbi skenë.
Lavdatat dhe mbështetja e fansave tregojnë se muzika e tij vazhdon të prekë zemrat dhe të frymëzojë breza të tërë.

