75 Mall Live Search
15:17 / E Shtunë, 15 Tetor 2022 / MSH

Sonte ndalet njësia A-4, KEK me deklaratë

Korporata Energjetike e Kosovës, KEK ka njoftuar se sonte në mesnatë, njësia A-4 do të ndalet.

Sipas KEK-ut, kjo do të bëhet për shkak të sanimit të rrjedhjeve të paraqitura në kalldaj.

Kjo ndalje do të zgjasë rreth 4-5 ditë.

“Bazuar në praktikat e mëhershme, rikthimi i njësisë në operim pritet të bëhet brenda afatit  4-5 ditorë. Lidhur me këtë, KEK me kohë ka njoftuar furnizuesin publik dhe kjo njësi nuk është nominuar për nesër dt: 16.10.2022” thuhet në njoftimin e KEK-ut.